Ne mbajmë kontabilitetin, përgatisim deklarimet dhe analizojmë ecurinë e biznesit tuaj. Ju merrni informacionin financiar që ju duhet për vendimet e përditshme.
Klientët dhe furnitorëtPDF · Dokumente të organizuara
Rezultati mujorPDF · Dokumente të organizuara
Shembull ilustrues
Mbajtja e kontabilitetit, përgatitja dhe dorëzimi i deklarimeve tatimore për biznesin tuaj.
Raporte mujore dhe analizë e biznesit për të kuptuar rezultatet dhe çfarë kërkon vëmendjen tuaj.
Përgatitja e pasqyrave financiare të biznesit tuaj.
PIVOT
Ecuria e biznesit
Të ardhurat124,000 ALL
Shpenzimet82,000 ALL
Rezultati42,000 ALL
Të ardhuratShpenzimet
Shembull ilustrues
ÇFARË MERRNI ÇDO MUAJ
Rezultati i muajit, me detajet që ju duhen.
Për bizneset të cilave u mbajmë kontabilitetin, përgatisim raportim mujor.
Pasqyrat financiare. Pasqyrat e klientëve dhe furnitorëve. Rezultati mujor.
Analiza e biznesit
Ju ndihmon t’i kuptoni këto të dhëna dhe t’i përdorni në vendimmarrje.
PIVOT
Deklarimet dhe pagesat
Deklarata e përgatiturPërgatitur
Deklarata e dorëzuarPërgatitur
Pagesa për miratimPër shqyrtim
Miratimi juajPërpara pagesave të autorizuara
Shembull ilustrues
DETYRIMET E BIZNESIT
Deklarimet dhe pagesat, të lidhura.
Përgatisim dhe dorëzojmë deklarimet tatimore të biznesit tuaj. Nëse dëshironi të merremi edhe me pagesat, i përgatisim për miratimin tuaj dhe kryejmë ato që autorizoni.
Për të kuptuar sa fiton biznesi, ku shkojnë shpenzimet, çfarë ju detyrohen klientët dhe çfarë u detyroheni furnitorëve. Këto të dhëna ju ndihmojnë të merrni vendime me një pamje më të qartë të biznesit.
Kur është detyrim ligjor mbajtja e kontabilitetit?+
Në Shqipëri, bizneset me qëllim fitimi i nënshtrohen detyrimit për mbajtjen e kontabilitetit, pavarësisht formës juridike. Mbajtja e kontabilitetit dhe dorëzimi i pasqyrave financiare janë kërkesa të ndryshme, ndaj detyrimet konkrete të raportimit duhen parë për biznesin tuaj.
A është kontabiliteti i njëjtë me deklarimet tatimore?+
Jo. Deklarimet tatimore raportojnë të dhënat e kërkuara nga administrata tatimore. Kontabiliteti ndjek veprimtarinë financiare të biznesit dhe ju ndihmon të kuptoni rezultatin, detyrimet dhe gjendjen e tij.
Çfarë më tregon raporti mujor?+
Si ka dalë biznesi gjatë muajit dhe gjendjen e llogarive me klientët e furnitorët. Për bizneset të cilave u mbajmë kontabilitetin, përgatisim pasqyra financiare, pasqyra të klientëve e furnitorëve dhe rezultatin mujor.
Na tregoni çfarë i duhet biznesit tuaj.
Ne mbajmë kontabilitetin, përgatisim deklarimet dhe analizojmë ecurinë e biznesit tuaj. Ju merrni informacionin financiar që ju duhet për vendimet e përditshme.