Rivlerësimi i pronës me 5%: ia vlen para se ta shisni?

Tatimet personale, prona dhe qiraja8 min lexim

Deri më 31 dhjetor 2026 mund ta rivlerësoni pronën tuaj duke paguar 5% të rritjes së vlerës. Kur e shisni më vonë, tatimi 15% llogaritet vetëm mbi diferencën nga vlera e rivlerësuar, jo nga vlera e vjetër në kartelë. Ia vlen kur prona është regjistruar me një vlerë shumë më të ulët se sa do ta shisni. Nuk ia vlen kur nuk e shisni, ose kur e shisni afër vlerës së vjetër.

Llogaritni nëse ju del me leverdi

Shkruani vlerën me të cilën prona është sot në kartelë, vlerën e rivlerësimit dhe çmimin me të cilin mendoni ta shisni. Shifrat paraplotësuara janë shembulli i këtij artikulli.

Rivlerësoni tani apo paguani mbi gjithë fitimin?

Për pronë në emrin tuaj si individ. Shkruani vlerat në lekë.

Baza e rivlerësimit
6,000,000 lekë
Tatimi i rivlerësimit (5%)
300,000 lekë
Tarifa e ASHK-së
7,000 lekë
Paguani tani
307,000 lekë
Tatimi në shitje pas rivlerësimit (15%)
300,000 lekë
Gjithsej me rivlerësim
607,000 lekë
Tatimi në shitje pa rivlerësim (15%)
1,200,000 lekë

Rivlerësimi ju kursen 593,000 lekë në këtë shitje.

Rivlerësimi fillon t'ju kursejë kur çmimi i shitjes kalon 6,046,667 lekë.

Llogaritje orientuese. Supozon normën 15% në shitje dhe që në shitje pa rivlerësim zbritet vlera që shkruat si vlerë në kartelë. Afati për rivlerësim: 31 dhjetor 2026.

Zgjedhjet mbeten vetëm në këtë faqe dhe pastrohen kur e ringarkoni. Nuk dërgohen te Pivot apo Tatimet.

Burimi zyrtar: Administrata Tatimore, Ligji nr. 85/2025

Si funksionon rivlerësimi

Ligji nr. 85/2025 u jep të drejtën të gjithë individëve që kanë pasuri të paluajtshme ta rivlerësojnë atë me vlerën e tregut, deri më 31 dhjetor 2026. Udhëzimi i përbashkët nr. 5, datë 19.2.2026, sqaron se kjo vlen për tokë dhe ndërtesa të regjistruara, ose që fitohen dhe regjistrohen deri më 31 dhjetor 2026. Vlen edhe për pronat që janë rivlerësuar një herë me ligjet e mëparshme.

Tatimi është 5% i bazës së tatueshme. Baza është diferenca mes vlerës së re dhe vlerës së fundit të regjistruar për të cilën është paguar tatim, si kontrata e blerjes, trashëgimia, dhurimi ose një rivlerësim i mëparshëm.

Vlerën e re mund ta caktojë ASHK ose një ekspert vlerësimi i licencuar. Zgjedhja është juaja:

Ekspertin ia vlen ta merrni kur mendoni se prona do të shitet mbi çmimin minimal fiskal. Rruga e ASHK-së ju jep vetëm vlerën minimale.

Shembull: shitja me dhe pa rivlerësim

Shembull ilustrues: një apartament është blerë me 4,000,000 lekë dhe kjo vlerë është në kartelë. Një ekspert e vlerëson sot 10,000,000 lekë. Baza e rivlerësimit është 6,000,000 lekë dhe tatimi 300,000 lekë (5%). Tarifa e ASHK-së për këtë tatim është 7,000 lekë. Gjithsej paguani sot 307,000 lekë.

Pas disa vitesh e shitni me 12,000,000 lekë:

  • Pa rivlerësim: 15% e 8,000,000 lekë (12,000,000 minus 4,000,000) = 1,200,000 lekë.
  • Me rivlerësim: 15% e 2,000,000 lekë (12,000,000 minus 10,000,000) = 300,000 lekë, plus 307,000 lekë të paguara më parë = 607,000 lekë.

Kursimi është 593,000 lekë. Por rezultati varet nga çmimi i shitjes:

Në këtë shembull, rivlerësimi kthehet në fitim kur çmimi i shitjes kalon rreth 6,046,667 lekë. Nën këtë çmim, 5% që paguani sot është më shumë se tatimi që kurseni. Kur shitet nën vlerën e rivlerësuar, një pjesë e tatimit të rivlerësimit është paguar për një vlerë që nuk e morët kurrë.

Si aplikoni, hap pas hapi

Për çdo pronë bëhet procedurë më vete. Nëse keni dy apartamente dhe një truall, bëni tri kërkesa.

Prona pa vlerë në kartelë, e trashëguar ose e privatizuar

Shumë apartamente të privatizuara pas vitit 1992, ose të trashëguara, figurojnë pa vlerë. Udhëzimi nr. 5 përcakton vlerën që zbritet në këto raste:

  • Ndërtesa pa vlerë të regjistruar, ose me vlerë në franga ari apo napolona, dhe banesat e privatizuara me ligjin nr. 7652/1992: kostoja e shfrytëzimit për m² e Entit Kombëtar të Banesave, në vitin e regjistrimit.
  • Ndërtesa të trashëguara, të dhuruara ose me heqje dorë, pa vlerë: kostoja e shfrytëzimit për m² e Entit Kombëtar të Banesave, në datën e regjistrimit të aktit.
  • Toka pa vlerë: çmimi sipas hartës së vlerave, i indeksuar me inflacionin mesatar të vitit kur është fituar pronësia.

Këto vlera janë zakonisht të ulëta, prandaj diferenca deri te vlera e tregut mund të jetë e madhe. Për ta futur në llogaritës, kërkojini ASHK-së ose kontabilistit vlerën e zbritshme të pronës suaj.

Si ndihmon Pivot

Gjejmë vlerën që figuron sot për pronën tuaj dhe llogarisim, me çmimin realist të shitjes, nëse rivlerësimi ju kursen apo ju kushton. Kur ia vlen, përgatisim kërkesën në e-Albania si përfaqësues dhe ndjekim faturën deri në regjistrim, para 31 dhjetorit.

Na kërkoni ta ndjekim rivlerësimin për ju. Lidhur me këtë: tatimi mbi qiranë dhe Airbnb.

Burime zyrtare dhe periudha

Burimet: Ligji nr. 85/2025 "Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme", nenet 1 dhe 2; Udhëzimi i përbashkët nr. 5, datë 19.2.2026, kreret I, II, III, IV, V, VI, VIII dhe IX; Ligji nr. 29/2023 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, nenet 15 pika 1 shkronja "d", 17 dhe 24 pikat 3 dhe 4; Ligji nr. 90/2019, neni 1, për normën e mëparshme 3%. U kontrolluan më 28 tetor 2026. Shembulli i apartamentit është ilustrues.

Ndajeni artikullin

Pyet një AI për këtë artikull
← Të gjithë artikujt

Pyetje për biznesin tuaj?

Konsulencë falas